Meteorologia Lajda Porja parashikon se vendi ynë do të shoqërohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë kësaj jave, duke bërë që moti të jetë kryesisht i kthjellët.
Herë pas herë pasditja do të ketë vranësira duke gjeneruar shira të dobët dhe të izoluar, ndërsa më të theksuara shirat do të paraqiten në zonat malore.
Kjo situatë e motit do të jetë deri ditën e premte ku pritet që një pjesë e mirë e te rritorit të rrez ikohet nga rre beshe afatshkurtër të shiut.
Megjithëse do të kemi prani të shirave, ato do të jenë të përkohshme. Sa i përket vlerave termike do të ketë një rënie të temperaturave krahasuar me fundjavën e shkuar, duke bërë që deri në mesin e javës maksimalja në rang te rritori të shënojë jo më shumë se 25 gradë.
Nga dita e enjte e premte duke shënuar dhe fundjavën pritet që i gjithë te rritori shqiptarët të go ditet sërish nga masa ajrore të nxehta afrikane duke risjellë temperatura të larta.
Gjithashtu vendet e rajonit, kryesisht territori i Kosovës mbetet në kushtet e qëndrueshme atmosferike gjatë kësaj jave ku do të rrebeshë afatshkurtër të shiut.
Temperaturat e ajrit janë relativisht të freskëta tipike të pranverës deri në mesin e javës, ku edhe te rritori i Kosovës pritet të ketë një valë të nxehti afrikan që do të sjellë rritje të ndjeshme të vlerave termike në të gjithë te rritorin, duke bërë që maksimalja në një pjesë të mirë të Kosovës të shkojë në 25 apo 26 gradë.
Po ashtu Maqedonia e Veriut do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike ku orët e pasdites do të jenë herë pas here të kthjellëta.