Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Motra e Stines i jep fund beqarisë

Këngëtarja shqiptare, njëkohwsisht dhe motra Stines, ka kohë që po e shijon romancën me një menaxher nga Franca, i cili banon në Gjenevë.

Por gjërat mes tyre duket se janë bërë serioze, pasi e ftuar në emisionin “Why Not” në RTV Ora, Alida konfirmoi se do të celebrojë lidhjen me martesë. Moderatorja Roza Lati e cilësoi të dashurin e Alidës si “bosin e Francës” pasi i ka dhuruar këngëtares një orë me 10 gurë diamanti. Madje ceremonia e tyre e martesës do të mbahet në Monaco.

Alida Duka: Është e vërtetë. Është hera e parë që gjej një njeri që e kupton karrierën time, muzikën, gjithçka, është krah meje gjithmonë dhe është menaxher për artistët në të gjithë botën. Mbi të gjitha është një person që kuptohem me të dhe ai më kupton jashtëzakonisht mua dhe më në fund thashë haleluja kur i kisha prerë shpresat që nuk do lidhem më fare, më mirë do rri vetëm. Në atë moment mendova nuk ia vlen më, sepse gjithë këto punë që kam gjatë ditës, se për një person që ti e do, duhet të marrësh kohë për të. Unë ngaqë jam 24 orë në lëvizje, s’kam kurrë kohë për asgjë dhe mendoja më mirë të rri vetëm. Në atë moment, erdhi dhe ishte dashuri me shikim të parë.

Roza Lati: Ku do e bësh dasmën?

Alida Duka: Në Monaco.

Alida jeton prej kohësh larg Shqipërisë, më saktë në Gjermani dhe madje ka edhe një djalë 21-vjeçar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *