Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

“Mua më mundoi, ju lutem mos thoni se është vetëm grip”, Pas 23 ditësh në spital këngëtari shqiptar fiton betejën me COVID-19, ja rrefimi i tij

Këngëtari shqiptar, Jetmir Hyseini ka fituar me sukses ndaj COVDI-19. Pas 23 ditësh qëndrimi në spitalin infektiv, ai tregon se ka rezultuar negativ dhe lajmin e ka bërë të ditur personalisht nëpërmjet një postimi në profilin e tij.

Ai shprehet se ka kaluar ditë të vështira dhe ne fund apelon per te gjithe qe askush nuk duhet ta neglizhojë këtë virus si nje grip te zakonshem, perkundrazi.

“Dua t’ju bëj me dije se ky virus më ka shkaktuar mundime, temperaturë të lartë, ethe të papërshkrueshme, dhe pneumonia që u konfirmua me anë të rentgenit dhe testit të gjakut. Mos i ndëgjoni ata që thonë “Hajt se s’osht kurrgjo, grip hesapi”.

Nuk po them të bëni panik, por mos e neglizhoni. RRINI N’SHPI!”, shprehet ndër të tjera ai.

Ja cili ishte reagimi i tij në Facebook:
“COVID-19 REZULTATI NEGATIV. Pershendetje të dashur qytetarë të Republikës, Unë sot përfundimisht, mbas plotë 23 dite qendrimi në Repartin Infektiv në QKUK, me vullnetin e Zotit, në dy testet e bëra, dje dhe sot, rezultova negativ.
Dua t’ju bëj me dije se ky virus më ka shkaktuar mundime, temperaturë të lartë dhe ethe të papërshkrueshme, pneumoni që u konfirmua me anë të rentgenit dhe testit të gjakut.
Mos i dëgjoni ata që thonë “Hajt se s’osht kurrgjo, grip hesapi”