Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Mutacioni i ri i Covid-19 qe po shqeteson boten, pezullohen fluturimet me nje tjeter shtet

Covid-19 vazhdon të pësojë mutacione, dhe pas atij britanik, tani është një variant brazilian që po shqetëson botën.

Mbretëria e Bashkuar ka pezulluar udhëtimet nga Amerika e Jugut, Portugalia dhe ishujt e Kepit të Gjelbër. Ndërsa, Japonia konfirmoi rastet e para.

Shkencëtarët theksojnë se mutacioni brazilian ka evoluar ndarazi nga ai anglez dhe afrikano-jugor, por shfaq karakteristika të ngjashme.

Niveli i transmetimit i këtij varianti është shumë i lartë. Kjo po çon sistemin shëndetësor në Brazil drejt kolapsit.

Në Manaus, mjekët paralajmërojnë se shumë persona mund të vdesin për shkak të mungesës së pajisjeve dhe asistencës. Amazona është goditur rëndë në fazën e parë të pandemisë dhe tani është epiqendër e kësaj vale të dytë.

Brazili renditet i treti në botë me mbi 8.3 milionë të infektuar dhe i dyti për numër jetesh te humbura me mbi 207 mijë jetë të humbura.