Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Na nderoi! 15-vjeçarja shqiptare del e para në Francë: Edhe pse emigruan në 2017 ajo shkëlqeu e nderuan edhe politikanët francez

15-vjeçarja shqiptare Klea Lela ka arritur të shkëlqejë e të jetë më e mira në konkursin e elokuencës në Franë.

Familja e Kleës emigroi në Francë në vitin 2017. Ato nuk dinin gjuhën frënge, por me ndihmën e një shoqate u vendosën në Maison Flora-Tristan. Klea arriti të kuptohej me njerëzit vetëm nëpërmjet gjuhës angleze fillimisht.

Për të kremtuar fitoren e saj organizua në qendrën kulturore Flora-Tristan në Cherbourg, një ceremoni për nder të saj.

Të pranishëm në ndarjen e çmimit ishin Kryetari i Bashkisë Cherbourg-en-Cotentin, familja e Kleas, mësuesit e saj, kumbarët e saj të pagëzimit dhe Klea i falenderoi të gjithë të pranishmit.

“Faleminderit të gjithë këtyre njerëzve që më ndihmuan të flas frëngjisht, faleminderit mësuesve”, u shpreh e ngazëllyer Klea. Ky çmim është një mundësi shumë e mirë për 15-vjeçare shqiptare, tashmë në shkollë të mesme, e cila synon të bëhet avokate.