Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Ndahet nga jeta doktor Mihallaq Prifti

Doktor Mihallaq Prifti është shuar në moshën 91 vjeçare. Ai ishte anestezisti më i vjetër i Shërbimit të Anestezi-Reanimacionit dhe gjithë jetën e kaloi mes pacientëve të shumtë të Spitalit Ushtarak, ku mori dhe nofkën “Misha i Madh”.

Të gjithë e njihnin kështu. I lindur në Nartë të Vlorës, Dr. Prifti ishte një figurë e respektuar, njeri i qetë, fjalëpak dhe i përkushtuar. Ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm në vitet më të vështira të këtij shërbimi, duke punuar me përkushtim në kushte te veshtira.

Me një specializim në Shën Petërsburg në vitin 1958, Mihallaq Prifti shërbeu gjatë gjithë jetës së tij profesionale në Spitalin Ushtarak, ku ishte dhe shefi i parë i Shërbimit të Anestezisë. Edhe pas daljes në pension, vazhdoi të kontribuonte për shumë vite me pasion dhe përulësi.

Shoqata e Anestezistëve dhe Reanimatorëve të Shqipërisë shpreh mirënjohjen e thellë për figurën dhe veprën e tij, si dhe ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve dhe miqve.

Për lajmin, ka reaguar dhe ish-ministri i Shëndetësisë, deputeti dhe mjeku Tritan Shehu, i cili i shpreh ngushëllime familjes, kolegëve dhe miqve të shumtë të “Mishës”.

“Nje lajm i hidhur ky per “largimin” e nje nga koleget me te hershem. Nje anestezist i perkushtuar, pasionar ne profesionin e tij, i afte dhe shume human. Nje nga zanafillat e anestezise sone, model ne pune e jeten e tij”, shkruan ai.