Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, Petro Koçi jep lajmin e hidhur

Deputeti i PS-së, Petro Koçi ka ndarë sot një lajm të hidhur në rrjetet sociale. Koçi njofton se dje është ndarë nga jeta mjeku i njohur Leonidha Bele.

“Pas ikjes nga jeta sot percillet nga komuniteti fierak mjeku i shquar Leonidha Bele.

Leonidha Bele ka punuar ne spitalin e Fierit deri sa doli ne pension duke gezuar mirenjohjen dhe respektin e mbare qytetareve fierake dhe me gjere.

Per meritat e vecanta Bashkia e Fierit e ka nderuar mjekun pasionant me titullin “Nderi i qytetit Fier”. Do na mungoje nje protagonist i mjekesise fierake dhe nje qytetar i tradites me te vyer te qyetetit tone.”, shkruan Petro Koçi.