Ndahet nga jeta ne moshe te re avokatja e njohur, Domenika Gjeçi

Eshte ndare nga jeta diten e sotme avokatja e njohur, Domenika Gjeçi.

Lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të Gjeçit e kanë dhënë kolegët, “Avokatët penalistë”, përmes një postimi në “Facebook”.

Gjeçi ishte një emër i njohur në fushën e avokatisë, profesion të cilin e ushtroi prej shumë vitesh dhe merrej me çështjet penale, duke dhënë një kontribut të çmuar në drejtësinë e vendit tonë.