Ndahet nga jeta Profesori, pedagogu dhe shkencëtari me vlera të jashtëzakonshme Haxhi Aliko.
“Një personalitet i shquar i Shkencave Veterinare, me kontribute shumëvjeçare si drejtues katedre i Fakultetit të Mjekësisë Veterinare dhe Rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Angazhimi i tij më pas në politikë si Deputet dhe Ministër i Bujqësisë, i dha një dimension të ri dhe me peshë, profilit të këtij personaliteti të shquar.
Kam patur fatin të isha student i tij, i frymëzuar nga formimi, stili i tij i veçantë pedagogjik, mënyra e komunikimit dhe elokuenca e pashembullt.
Mbi të gjitha do ta kujtoj gjithmonë si një burrë fisnik dhe me integritet të lartë” Shkruan ish ministri i Bujqesise Edmond Panariti
Lamtumirë Profesor Aliko!