Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Ndahet nga jeta sopranoja e njohur shqiptare

Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor njofton se është ndarë nga jeta sopranoja Redrina Kokona. Një ndër zërat më të bukur të Korit të TKOB, Redrina kishte një karrierë të spikatur që shtrihet në pothuajse tri dekada.

E diplomuar me rezultate të shkëlqyera në Universitetin e Arteve në Tiranë, në vitin 1998, ajo e nisi rrugëtimin e saj artistik me një pasion të palëkundur për muzikën klasike dhe një zë që spikati që në hapat e parë.

Në vitin 2000, ajo iu bashkua Trupës së Korit të TKOB-së dhe që atëherë nuk iu nda më skenës.

Ishte gjithmonë aty, në çdo koncert, në çdo premierë, në çdo përgatitje e provë, jo vetëm si pjesë e korit, por edhe si një zë që shpesh dallohej në role solistike, me një interpretim plot finesë e ndjeshmëri.

Publiku do ta mbajë mend Redrinën si Fiordiligi në operën Così fan tutte, Frasquita në Carmen, Kate Pinkerton në Madama Butterfly, Musetta në La Bohème, Anina në La Traviata dhe Una novizia në Suor Angelica.

“Sot, Trupa e Korit të Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor është më e heshtur. Ka humbur një nga zërat e saj më të bukur, sopranon Redrina Kokona. Me një karrierë që shtrihet në pothuajse tri dekada, Redrina ishte një artiste që të frymëzonte me përkushtimin dhe shpirtin e saj operistik.

Në këtë moment dhimbjeje të thellë, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, fëmijëve, kolegëve dhe të gjithë atyre që e duan dhe e çmojnë Redrinën si artiste dhe si njeri. Humbja e saj lë një boshllëk të pazëvendësueshëm në zemrat dhe skenën tonë. Qoftë i paharruar kujtimi i saj”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.