Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Ndalim qarkullimi në Greqi/ Masat e reja kufizuese pas rritjes së rasteve. Maska bëhet e detyrueshme

Kyriakos Mitsotakis ka thene se na presin dite te veshtira dhe muajt qe do te vijne do te jene me te veshtire por shpresojme qe te jene dhe fundi i covid 19.

Ai tha se‘Në zonat me rritjen e e rrezikshme të rasteve ato të nivelit 3 dhe 4, do të ndalohet qarkullimi nga ora 12:30 e natës deri në 5. 00 të mëngjesit. Natyrisht përjashtohen qytetarët që punojnë natën si dhe rastet e urgjencës. Së dyti përdorimi i maskës bëhet i detyrueshëm kudo”- tha Mitsotakis.

Në nivelin e kuq, niveli 4 i rrezikshmërisë, atë të lockdown-it lokal, ndodhen Kozani dhe Kosturi, ndërsa në nivelin 3, me ngjyre portokalli, janë 17 zona të tjera të vendit midis tyre Athina, Selaniku, Janina , Larisa si dhe ishujt Zakinthos, Mikonos, Samos e Lesvos.

Në 24 orët e fundit organet greke kanë deklaruar 882 raste me Covid-19 ndërsa për herë të dytë numri i viktimave ka qenë mbi 15. Kështu numri i përgjithshëm i rasteve prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 28216 kurse numri i vdekjeve në 549. 90 persona trajtohen në terapi intensive.
Ndërsa kryeministri grek është shprehur se kryhen mbi 24000 teste në ditë, ai ka theksuar gjithashtu se Greqia ka siguruar doza të shumta të vaksinës kundër Covid-19 sapo ajo të prodhohet.

Duhet te bejm durim dhe shpresojme qe kjo gjendje te mbaroje sa me shpejt.