Një lajm sot ne median shqiptare dhe gjithë opinionin publik. Erl Murati ka njoftuar se mamaja e tij, gazetarja e njohur shqiptare e Radio Tirana International, Dashuri Murati është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeç.
Ajo ndërroi jetë ditën e djeshme pas një sëmundjeje të rëndë. Zonja Murati filloi punën në Radio Tirana International në vitin 1976, në seksionin e gjuhës turke.
Që prej atij viti, e derisa doli në pension, zonja Murati ishte një prej njerëzve me përgjegjësi të lartë dhe sa e sa herë është shfaqur në takime zyrtare të delegacioneve të nivelit të lartë mes dy vendeve.
Dasha, bashkëshorte e diplomatit Shaban Murati gjithashtu, kujtohet nga kolegët e saj në RTSH për profesionalizmin dhe përgjegjshmërinë e lartë. Rrugën e ndjekur nga ajo mes gazetarësh e pasoi i biri, Erl Murati. Lajmin e trishtë e ka dhënë vet Erli përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Për shkak të situatës së Covid-19, ceremonia do të zhvillohet në një rreth familjar, ndërkohë që familja lajmëron se pritjet do të zhvillohen të dielën në Hotel Mondial, nga ora 10.00 deri në orën 19.00.”, shkruan ai ndër të tjera.