Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Ndjekësja e kritikoi për mënyrën si e poston vjehrrën, reagon ashpër Blerina Bombaj: Duhet të jesh njeri shumë i pështirë…

Blerina Bombaj është një personazh publik që ndan me ndjekësit e saj momente nga profesioni i saj por gjithashtu edhe nga jeta e saj personale, duke na prezantuar shpesh herë me pjesëtarët e familjes por edhe me kolegët e punës.

Ditën e djeshme, dietologia e njohur është përballur me një koment aspak të mirë, i cili e ka prekur aq shumë saqë ka vendosur t’i kthehet keq ndjekëses së saj, duke përdorur një gjuhë tepër të ashpër.

“Nëna Lulen e mban për të pastruar shtëpinë dhe e poston duke mbajtur fëmijët e fermës. Mos pretendoni ta postojë me fëmijët e saj dhe në fakt asnjë nga ne nuk e poston vjehrrën. Por të paktën mos e posto në orar pune, me doreza, që të duket hapur që e ke të barabartë me një punëtor sere aty”, komenton një ndjekëse në një foto që Blerina shihet vajza e saj së bashku me nënën e saj.

Kaq është dashur për Blerinën që të reagojë ndaj ndjekëses, duke treguar zero tolerancë.

“Meqë kemi liri shprehje të gjithë, më lejo të të them që komente si ky më bëjnë për të vjellë dhe me krijojnë keqardhje për këdo që ju ka në lagje e jo më në shtëpi sepse duhet të jesh njeri shumë i përshtirë t’i shkruash tjetrit pa ditur asgjë, gjithë këto neverira. Unë e di që ju hapet shumë barku për vjehrrën time, madje më shumë sesa për atë tuajën por aman na i rezervoni këto komente mjerane, sepse koha është e çmuar për ta çuar dëm me njerëz mizerje si ti. Hajt shporru tani që këtu”, i kundërpërgjigjet Blerina.

Me tej Blerina ka shtuar: “Zero tolerancë do të kem për gra të liga, që guxojnë të kalojnë çdo limit”.