Ndodh çudia në qytetin shqiptar, breshër i madh mbulon vendin

Stuhi e reshje shiu dhe breshëri ka përfshirë sot qytetin e Mitrovicës.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot pritet të jetë më e freskët dhe me rënie të maksimaleve për 3 deri 6 gradë Celsius, për shkak të vranësirave të cilat do ta mbulojnë pjesën më të madhe të territorit.


Ndërkaq, ditë më parë është paralajmëruar për mundësinë e stuhive.

Që nga paslufta, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës nuk ka sistem të radarit për të përcaktuar se cilat zona mund të goditen nga stuhitë.