Një ngjarje është shënuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 20.30, në lagjen numër 1 në Sarandë.
Një fëmijë 4 vjeç, me inicialet Z. O, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ndërkohë që po luante me shokët.
Vogëlushi është dërguar menjëherë është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit të qytetit të Sarandës pa shenje jete, pasi kontakti me rrymën i kishte shkaktuar arrest kardiak.
Fatmirësisht falë ndërhyrjes në kohë të mjekëve Besnik Shabanaj, anestezistes Ptoleme Peta dhe mjekes pediatre Mejborna Gjata i mituri i ka shpëtuar dhe siç mësohet është në gjendje të mirë shëndetësore. Nje lajm i bukur qe gezon cdo njeri. I urojme sherim te shpejte.