Ngjarjet e djeshme të ndodhura në emisionin e dashurisë, i kanë habitur të gjithë. Situata e Alvisës dhe Hysenit i shokoi të gjithë ata në lojë dhe një audiencë të tërë pasi u zbulua se kanë qenë bashkë para se të hynin. Në lidhje me këtë situatë, opinionisti Arjan Konomi ka shpërthyer në lot.
“Është tallur me mua, me produksionin, me publikun, me djemtë. Ke thënë kaq herë që je e vërteta, e vuajtura. Po moj po, je e vetmja po për shumë gjëra të tjera. Nuk kam çfarë them. E kuptoj që janë dy njerëz të dashuruar. Kam qenë viktima. Nuk di çfarë të them. U preka dhe duke dëgjuar Hysenin. Alvisa do dhe dashurinë, dhe famën, dhe televizionin, dhe Hysenin”, tha Arjani duke fajësuar bjonden simpatike për gjithçka.
“Situata është shumë e rëndë, gabimi shumë i rëndë. Më vjen keq që Hyseni ka qenë i përfshirë në këtë. Alvisa nuk ka më vend këtu.”-tha ai pasi u rikthye në studio.