Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Ndodh për hërë të parë në Shqipëri. Kryhet teknika që shmang bypass-in e zemrës.

👩‍⚕️👨‍⚕️Për herë të parë në Shqipëri, kryhet në Spitalin e Shkodrës 🏥 teknika që shmang bypass-in e zemrës.
Kjo procedurë moderne dhe mini-invazive u udhëhoq nga Priv-Doz. Dr. Aurel Toma, PhD 👨‍⚕️👨‍⚕️kardiolog me përvojë ndërkombëtare, i cili është gjithashtu drejtues i Repartit të Hemodinamikës në Donau Spital të Vjenës dhe pedagog në Universitetin e Vjenës.

Falë përkushtimit dhe ekspertizës së tij, si dhe bashkëpunimit me ekipin e Shërbimit të Hemodinamikës në Shkodër, u realizua me sukses trajtimi i një okluzioni kronik të arteries koronare përmes “përqasjes retrograde”.

✅ Kjo teknikë e avancuar eliminon nevojën për bypass-in aorto-koronar, duke ofruar një zgjidhje efikase dhe më pak invazive për pacientët. Një hap i rëndësishëm për mjekësinë shqiptare, që sjell standarde dhe praktika ndërkombëtare për të përmirësuar kujdesin shëndetësor në vend.