Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Ndryshimi drastik i motit, sinoptikania tregon cfare ndodh ditet ne vijim: Deri te premten temperatura deri ne 20 grade, nga fundjava

Me përjashtim të fillimit të javës, ku i gjithë territori i vendit do të mbizotërohet nga moti i qëndrueshëm dhe diell, ditët e tjera do të kenë vranësia por reshjet e shiut sipas sinoptikanëve do të jenë minimale.

“Dita e martë do t’i ketë më prezente vranësirat duke sjellë reshje, megjithëse reshjet janë kryesisht në veri, veri-perëndim, pra në qarkun e Shkodrës dhe momente me pika shiu në zonën qendrore përfshirë dhe kryeqytetin. Do jenë në sasi të papërfillshme. Nga e mërkura deri në ditën e premte do të jemi nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, kthjellime, vranësira, reshje të pakta të izoluara vetëm në zonat veriore dhe serish në sasi të pakta”, ka thënë Lajda Porja.

Në qarkun e Shkodrës i cili do jetë qarku me përqëndrimin më të madh të reshjeve, niveli i tyre sipas sinoptikanëve nuk pritet të jetë më shumë se 5 mm shi, duke mos sjell probleme me përmbytjet.

Ndërkohë që parashikohet që koha të jetë e ngrohtë pasi vlerat maksimale pritet të arrijnë deri në 20 gradë Celsius.

“Temperaturat e ajërit në mëngjes sot janë 1 apo dy gradë në zonat malore, ndërkohë që maksimalet shkojnë deri në 19 gradë. Do të ketë vlera edhe 20 gradë përgjatë kësaj jave deri ditën e premte, maksimalja do të jetë 18-19-20 gradë”, ka thënë Porja.

Sipas parashikimeve të meteorologëve fundjava do të sjell reshje më të dendura shiu pothuajse në të gjithë territorin e vendit dhe ulje të temperaturave.