Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Ndryshon moti çfarë pritet te ndodhi diten e premte

Për ditën e nesërme vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike falë masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.

Advertisements

Moti parashikohet fillimisht me vranësira mesatare deri të dendura dhe intervale të shkurtra me diell dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Në zonën e veriperëndimit dhe pjesërisht atë të qendrës reshjet në periudha afatshkurtra do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër lokal dhe shkarkesa elektrike.

Duke filluar prej orëve të pasdites moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës të dendura e reshje shiu të izoluara dhe të dobëta.

Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim dhe shpejtësi mesatare 3-9m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës intensive dhe shpejtësi deri në 10-15m/s.

Advertisements

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 14 deri 25°C

në zona e ulëta 15 deri 30°C

në zona bregdetare 19 deri 29°C

/Abcnews.al/