Ndryshon në mënyrë drastike moti në këtë vend/ Temperaturat ulen aq shumë për herë të parë në gati 100 vite

Temperaturat mund të bien deri në -20C gjatë natës së sotme në Britaninë e Madhe dhe kjo gjë nuk ka ndodhur prej 74 vitesh.

Britanikët kanë duruar një mot të ftohtë këto ditë shkurti me ulje temperaturas dhe reshje dëbore, por parashikuesit tani po paralajmërojnë temperaturat do të ulen edhe më shumë.

Paralajmërimi vjen pasi në Altnaharra në Skociu regjistrua nata më të ftohtë që nga viti 2010 të martë. Temperaturat u ulën deri në -16.7C.

Këto temperatura mund të zgjasin deri në pesë ditë me radhë e madje britanikëve u është bërë thirrje që mos të dalin nga shtëpia.