Fragmentet në rënie të raketës hapësinore kineze ‘Long March 5B’ vazhdojnë të jenë një shqetësim për disa shtete, kryesisht Italia, edhe pse drejtimi i saj mund të ndryshojë papritur. Sëfundmi mësohet se koha e rënies së fragmenteve të raketës hapësinore ka ndryshuar. Sipas kompanisë kërkimore e financuar nga federata The Aerospace Corporation, raketa pritet të bjerë plus ose minus tetë orë nga ora 06:19 minuta me orën tonë lokale të datës 9 maj.
Kujtojmë se në Itali, ekspertët u kanë kërkuar qytetarëve të qendrojnë në banesat e tyre. Kjo këshillë vjen, pasi sipas parashikimeve nuk ka gjasa që fragmentet të shembin një ndërtesë, prandaj ato po cilësohen si të sigurta për qytetarët. E këshillueshme është të qëndrohet larg dyerve dhe dritareve prej xhami. Kujtojmë se sipas hartës së publikuar nga BBC, në zonën e kuqe ishte edhe Shqipëria.