Parlamenti Europian i ka dhënë Ukrainës statusin kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Rezoluta u miratua me 637 vota pro, 13 kundër dhe 26 abstenim, teksa ditën e djeshme Presidenti Zelensky firmosi dokumentin ku kërkonte anëtarësimin e Ukrianës në BE. Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola në seancën e jashtëzakonshme është shprehur se unioni e mirëpret kërkesën e Ukrainës për t’u bërë pjesë e BE.
Gjithashtu edhe Qeveria Shqiptare përshëndet vendimin e PE dhe uron Ukrainën të jetë sa më shpejt pjesë e familjes Europiane.