Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

“Në varrim 30 vetë. Në drekën e varrimit 150 vetë. Barku u shplaftë!”

Është e zakonit në traditën shqiptare që pas varrimit, familja që ka pësuar fatkeqësinë të shtrojë një drekë për miqtë, të afërmit, shokë apo njerëz të tjeshtë. Një traditë kjo e trashëguar brez pas brezi.

Në profilin e tij zyrtar, Agim Xhafka një nga personazhet më viral në rrjet ka bërë një status “provokues” ku shkruan: “Në varrim 30 vetë. Në drekën e varrimit 150 vetë. Barku u shplaftë!”, duke nxitur kështu debat. Ajo që vihet re nga komente të ndjekësve të tij në ‘Facebook’ është se konstatimi i Xhafkës nuk është thjeshtë një perceptim i tij, por kohëve të fundit raste të tilla janë shtuar shumë.

Vetë Xhafka tek sa i përgjigjet njërit prej komentuesve thotë se kjo është 100% e vërtetë. Kjo lloj sjelljeje sigurisht që mund të vijë edhe nga varfëria ose mund të jetë një objekt për studim nga sociologët, por për sa I përket varfërisë shqiptarët më parë nuk kanë qenë të pasur, ndërsa në raste të tilla reflektonin më shumë dinjitet, kur edhe pse kishin shërbyer nuk bënin “hyxhim” në drekën e varrimit.