Një 34-vjeçare, e identifikuar si Pamela Martiri është hedhur nga ballkonit të katit të pestë së bashku me fëmijën e saj 1 vjeç në lagjen Pavarësia. Ajo ka ndërruar jetë në vendngjarje ndërsa djali u dërgua në spital nga një banor i zonës por nuk arriti t’i mbijetonte plagëve.
“Sot më datë 26.11.2021, rreth orës 12:30, në lagjen “Pavarësia 2″, shtetasja P. M., 34 vjeçe, dyshohet se është hedhur së bashku me fëmijën e saj të mitur K. N., 1 vjeç, nga sheshpushimi i katit të një pallati dhe për pasojë kanë ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se, dyshohet që 34-vjeçarja vuante nga probleme të shëndetit mendor. Një dëshmitar ka rrëfyer se si ndodhi ngjarja duke thënë:
“Është hedhur nga kati i pestë nga sheshpushimi. Ka ardhur aty, ishte megjithë fëmijën. Kur janë hedhur, dëgjova zhurmë dhe dola. Pashë që ishte përmbys.
32-vjecarja u identifikua si Pamela Mërtiri vajza e një mjeku të njohur në Vlorë. Ajo u hodh mesditën e sotme, nga kati i pestë i një pallati, bashkë me fëmijën e saj vetem.