Dje aktori i humorit shqiptar Rasim Thaçi-Cima është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare pas infektimit me COVID-19.
Reagimet ishin të shumta nga estrada shqiptare, të cilët u shprehën të pi këlluar për lajmin e marrë. Sabri Fejzullahu së fundmi ka reaguar në rrjete sociale për h umbjen e mikut të tij duke u shprehur i zemërt hyer për humbjen e Cimës.
Ai u shpreh se Cima do t`i mungojë jo vetëm si mik por edhe si njeri me të cilin kishte ‘ndarë hallet e dertet’, derisa iu shprehu ngushëllime edhe familjes së artistit si dhe të gjithë shqiptarëve anembanë.
Ai postoi edhe një fotogra me humoristin të shkëputur nga njëra ndër skeçet e tyre që kishin marrë pjesë së bashku.
“Shpejt ike, merre me mend të shkruaj unë për shkuarjen tënde në atë botë. Sa pikël lim e sa dhimbje. Kush do t`i dhurojë jetë, buzëqeshje, dashuri ashti si na dhe ti neve shqiptarëve. Lamtumirë zemra ime”, shkroi Sabriu për mikun e ngushtë.