Marrëdhënia midis nuses dhe vjehrrës është historikisht një nga më të vështirat për t’u ruajtur. Këshilla e vazhdueshme e vjehrrës shpesh e dëmton marrëdhënien midis burrit dhe gruas e mund të çojë në grindje të vërteta me pasoja të pakthyeshme.
Kjo është historia e Clint Edwards që donte të ndante shkëmbimin e pikëpamjeve të nënës së tij në lidhje me marrëdhënien me gruan në blogun e tij.
Nëna gjithmonë ka theksuar faktin se gruaja e tij nuk i jep kujdesin e duhur shtëpisë në të cilën jetonin me 3 fëmijët e saj dhe gjatë një bisede në telefon me të birin e saj e pyeti me sinqeritet: “Bir e keni parasysh që Mel nuk e pastron shtëpinë? “
“Nuk e dija si t’i përgjigjesha nënës sime, kështu që hezitova një moment. Unë kurrë nuk e di se çfarë të them në këto raste. Por, duke menduar për këtë, mendoj se besimet e nënës sime varen ekskluzivisht nga koha kur ajo u rrit, prandaj ju përgjigja: Unë nuk u martova që të kisha një shtëpi të pastër. U martova për të ndarë jetën me personin që dua”.
Më pas ai vazhdoi duke thënë se me këto fjalë, nëna e tij heshti për një kohë të gjatë. Dhe në fund ai tha: “Epo … ndoshta e gjithë kjo është më e rëndësishme se një shtëpi e pastër”