Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Nëna e 16 fëmijëve tregon sa ushqim harxhojnë për një festë: Kemi blerë tre gjela deti kemi edhe shumë… ja sa para kemi harxhuar

Një nënë me 16 fëmijë ka zbuluar së fundmi sasinë e padëgjuar të ushqimit që familja e saj.

Jeni Bonell dhe bashkëshorti i saj Ray, nga Queensland, Australi thanë se për drekën e Krishtlindjeve, pj ellat e tyre do të ‘z hdukin’ 11 kilogramë proshutë, tre gjela deti dhe tre pula, duke i shoqëruar me rreth 6 kg karkaleca deti.

Ajo që njihet tashmë si “familja më e madhe e Australisë” ka gjithashtu në menunë e drekës festive, 4kg sallatë patatesh dhe disa dhjetra kanaçe pijesh freskuese.

Për ëmbëlsirë, familja me 18-persona do të konsumojë dy torta të mëdha kumbulle, katër litra akullore dhe gurabije me shije frutash. Jeni tregon bëmat e familjes në kanalin e saj në rrejtin YouTube, ku shpjegon gjithashtu kostot e familjes Bonell, e cila përbëhet nga nëntë djem e shtatë vajza, të moshave nga 29 deri në katër vjeç.

Duke kujtuar kohën festive të vitit 2019, ajo tha: “Po të llogarisësh dhuratat, ushqimin, zbukurimet dhe gjithashtu një ndihmë të vogël për njerëzit në nevojë, Krishtlindjet na kushtojnë diku nga $3,000 deri në $5,000”. Jeni thotë se me një grup kaq të madh njerëzish për të ushqyer ajo nis përgatitjet dy javë para, për të evituar stresin e përgatitjeve.

Në lidhje me dhuratat Jeni thotë se duhet të tregohet strategjike duke i blerë ato gjatë gjithë vitit për të shmanguar çmimet e larta. Jeni thotë se llogarit të shpenzojë rreth 100 euro për çdo fëmijë, madje me një sistem të veçantë për nënëtë fëmijët e saj më të rritur.

Por familja e devotshme kristiane thotë se përpiqen të mos kursejnë asgje kur është fjala për Krishtlindjet, edhe pse i shmangen kartave të kreditit, për të mos përfunduar në borxhe. Ajo shton: “Kjo mund të jetë e vështirë por kemi gjithashtu kohë të lumtura dhe të gjithë kontribuojmë në detyrat tona. Jeta e përditshme është kaotike, por të qeshruat, zhurma, miqësia e gëzimi, e bëjnë t’ia vlejë barra qeranë”.