Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

“Nëse shihni se ka…izolojeni menjëherë”. Gripi i shpendëve vjen në vendin tonë, eksperti zbulon ç’duhet të bëjmë

Teksa gripi i shpendëve është I pranishëm në vebdin tonë, eksperti I ushqimit Abdyl Sinani ka dhënë disa këshilla se çfarë duhet të bëjmë.

Sinani u shpreh se kërkohet një kujdes i madh dhe se duhet të dimë origjinën nga vjen virusi, në mënyrë që të mos blejmë mish pule në atë vend.

“Kur të shohim një pulë që ka lot në sy, jashtëqitje si ujë dhe e trullosur, duhet që ta izolojmë atë. Jo vetëm atë, por edhe pulat e tjera. Nëse ne dimë zonat që i ka dhënë autoritetet përkatëse, atëherë nuk konsumojmë mishin e marrë atje. Autoriteti i ushqimit duhet të bëjë analizat. Virusi nuk e prek lehtë organizimin e njeriut, prek proteinën e pulës”, tha eksperti i ushqimit.

Sipas Sinanit, mishin e pulës duhet të ziejmë minimumi në 70 gradë si dhe nuk duhet ta prekim me duar, pasi nuk e di nëse ka apo nuk ka virus.

“Nëse e prekni me duar, aty është rreziku. Por nëse përdorni doreza është në rregull”, tha eksperti i ushqimit, i cili shtoi se porosia kryesore është që të largohesh nga konsumimi i pulës në ato vatrat që janë bërë të ditura se ka virus.

Sinani vijoi duke thënë se mishi futet edhe në sallam, e si pasojë kërkohet një analizë e të gjitha produkteve të mishit të pulës.