Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Nga ditët me shi ja kur riktehet vapa dhe ditët e nxehta përvëluese

Mot i ngrohtë me reshje të izoluara – fundjavë përvëluese në horizont

Sipas sinoptikanes së njohur Tanja Porja, ditën e sotme do të dominojnë vranësira të dukshme, ndërsa reshjet do të jenë të pakta dhe të izoluara, kryesisht në zonat juglindore, gjatë pasdites. Temperaturat mbeten të larta, me vlerën më të ulët në rang territori prej 28°C, të regjistruar në disa qytete të shtrirjes perëndimore pecjell shqiptari.net.

Çfarë moti na pret në pesë ditët në vijim?

Nga dita e enjte deri në fillimin e javës tjetër, do të hyjmë zyrtarisht në stinën e verës, jo vetëm nga kalendari, por edhe nga vlerat e larta termike që do të mbizotërojnë.

Megjithatë, dita e premte do të sjellë rrebeshe afatshkurtra:

  • Paraditja e së premtes do të nisë me shtim të ndjeshëm të vranësirave, fillimisht me reshje në veriperëndim, të cilat më pas zhvendosen drejt qendrës, dhe në pasdite prekin edhe lindjen dhe juglindjen.
  • Për pasojë, temperaturat do të zbresin në mesditë deri në 23°C në disa zona, ndërsa mëngjesi i së premtes do të jetë relativisht i freskët, me minimumin që mund të shkojë deri në 7°C në zonat malore.

Pas kësaj, moti rikuperohet me shpejtësiE shtuna dhe e diela do të sjellin një fundjavë të nxehtë, me rritje të ndjeshme të temperaturave si në mëngjes ashtu edhe në mesditë. Do të ketë vranësira kalimtare, kryesisht pasdite dhe në gjysmën lindore të vendit.

Zona më e favorizuar do të jetë bregdeti, nga Durrësi deri në Sarandë, ku kushtet e motit do të jenë më të qëndrueshme. Era do të jetë e lehtë deri mesatare, ndërsa temperaturat maksimale në fundjavë dhe në fillim të javës që vjen pritet të shkojnë mbi 31–32°C, sidomos në zonat e ulëta dhe ato bregdetare.