Duke filluar nga muaji shtator i këtij viti, Aeroporti i Tiranës njofton të gjithë shqiptarët se do fillojnë fluturimet direkte për në Abu Dhabi.
“Abu Dhabi, kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe, i cili ndodhet në Gjirin Persik (Arabik). Fokusi i tij në eksportet dhe tregtinë e naftës reflektohet nga kullat moderne të horizontit dhe qendrat tregtare, siç janë qendrat tregtare Abu Dhabi dhe Marina. Nën kupolat me mermer të bardhë, Xhamia e madhe Sheikh Zayed përmban një qilim të madh persian, llambadarë kristal dhe kapacitet për 41,000 persona”, thuhet në njoftimin e TIA.
Ajo që bie në sy është çmimi i lirë i biletave, pasi edhe kjo është një linjë low-cost.
Sipas faqes zyrtare të Wizz Air, fluturimet janë dy herë në javë. Biletat drejt Abu Dabit për vajtje në 21 dhe kthim në 25 shtator janë nga 50 euro në çdo drejtim.
Operatori hungarez me kosto të ulët, Wizz Air e ka shtuar ndjeshëm numrin e destinacioneve vitin e fundit, duke u bërë më i madhi në tregun vendas. Ai ofron aktualisht fluturime në 32 destinacione në 11 shtete.