Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Nga tensioni i lartë tek ankthi, ja problemet shëndetësore që luftoni duke konsumuar mana të bardhë

Mani ose (Morus) është pemë shumëvjeçare nga familja Moraceae. Ekzistojnë 10—16 lloje manash të cilat prejardhjen e kanë nga Azia, Afrika dhe Amerika veriore. Në viset tona janë të përhapura dy lloje mani i zi dhe mani i bardhë. Fryti i manit përdoret si ushqim dhe për prodhimin e rakisë. Gjethi i manit të bardhë (Morus alba) dikur përdorej si ushqim për krimbat e mëndafshit për prodhimin e mëndafshit.

Maji dhe qershori janë muajt kur këtë frut magjik e gjeni kudo nëpër tregje. Përfitimet nga manat janë të shumtë duke nisur nga kontrolli i diabetit e deri tek ai i kolesterolit. Këto veçori mani i ka falë një substance që ka efektet e antioksidantëve, antokianina.

Në mjekësinë bimore mani i bardhë përdoret për të trajtuar këto probleme apo shqetësime shëndetësore: ankthi, artriti, kapsllëku, kolla, tensioni i lartë, kolesteroli i lartë, diabeti dhe sistemi imunitar.

Studime të shumta vëzhguan se konsumimi i manit të bardhë në formën e frutit arrinte të ulte nivelin e sheqerit në gjak. Pasi përmes enzimave që gjenden tek ky frut, organizmi nuk përthith niseshtenë që gjendet apo përdoret për përgatitjen e disa ushqimeve.

Ndërkohë përsa i përket kolesterolit, nëse konsumohet mani i bardhë për një periudhë nga 4-8 javë, do të vihet re një ulje e kolesterolit dhe e triglicerideve në gjak