Një valë e gjatë nxehtësie që ka përfshirë Shtetet e Bashkuara, ka shkaktuar zjarre në disa rajone të Kalifornisë. Pavarësisht se disa rajone të këtij shteti janë përfshirë nga zjarret, kulmi i sezonit të zjarreve në Kaliforni nuk ka arritur ende dhe kjo ka bërë që banorët e saj të përgatiten më mirë këtë vit. Edhe Evropa është përfshirë nga një valë e të nxehtit që ka shkaktuar një numër zjarresh në Itali dhe vende të Ballkanit.
Ndërkohë, edhe Evropa është përfshirë nga një valë e të nxehtit dhe thatësirës që po shkakton zjarre në shumë rajone të saj. Zjarrfikësit italianë sot vazhduan të luftonin zjarret që kanë shpërthyer nëpër rajone të ndryshme të gadishullit, ndërsa vendi pret fundin e thatësirës më të madhe në 70 vjet.
Në Friuli Venezia Giulia, pamjet e filmuara me dron tregojnë dëmet e shkaktuara nga zjarret që kanë përfshirë një zonë pyjore pranë Gorizias, ku ekipe zjarrfikësish nga i gjithë rajoni po punojnë për t’i shuar ato.
Disa zjarre shpërthyen edhe në Giuliano di Roma, pranë Frosinones, dhe në Roccella Ionica, në Kalabri, ku puna e zjarrfikësve u vështirësua nga erërat e nxehta që përhapnin flakët.
Ky eshte muaji i fundit i vapes dhe presim qe ne fund te muajit cdo gje et normalizohet.