Rezultati i zgjedhjeve ka sjell një ‘përplasje’ në bashkinë e Shkodrës.
Arben Gjuraj, i cili kandidoi për deputetët në radhët e PD-së, duke qenë i 11-ti në listë, sot ka dhënë dorëheqjen nga detyra e nënkryetarit të bashkisë Shkodër.
Top Channel raporton se ky vendim i tij ka ardhur për shkak të pakënaqësive të Gjurajt, që nuk u mbështet nga bashkia e Shkodrës dhe kryebashkiakja Ademi në fushatë.
Si rezultat i këtyre pakënaqësive dhe përplasjeve ka dhënë dorëheqjen edhe drejtori i policisë bashkiake në Shkodër, Anton Hasanpapaj.
Në garën elektorale, e dyta në listën e demokratëve ishte edhe nënkryetarja e bashkisë, Emilia Koliqi, e cila ka siguruar mandatin e deputetit.