Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Nisin fluturimet nga Rinasi, ja katër destinacionet e konfirmuara per te udhetuar

4 fluturime vajtje-ardhje për ditën e nesërme nga kompanitë “Wizz Air”, “Air Albania” dhe “Belavia Airline”, kanë konfirmuar udhëtimet ndaj te gjithe ata qe duan te udhetojne duhet qe te prenotojne:

Wizz Air – Fluturimi për në Vjenë dhe kthim

Air Albania – Fluturimi për në Romë dhe kthim

Air Albania – Fluturimi për në Milano dhe kthim

Belavia Airline – Fluturimi për në Bjellorusi dhe kthim

Për nisjet nga Shqipëria, personat që nuk janë pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për në vendet e Bashkimit Europian, nuk do të mund të udhëtojnë ende drejt unionit .

“Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi. Atyre që udhëtojnë, të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme. Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EU. Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU. Situata ndryshon me orë, ndaj ju lutemi dhe për pak durim. Çdo njoftim të shtetit shqiptar në lidhje me çdo fluturim, do t’jua përcjellim menjëherë në faqet tona zyrtare. Ju faleminderit për bashkëpunimin!”, thuhet në njoftim.