Një gjest dashurie pa kushte, një shenjë solidariteti dhe që thërret për shpresë. Një gjest që vetëm një nënë (ose më shumë nëna si në këtë rast) mund ta zbatojë.
Ky është rasti i nënave polake, të cilat kanë vendosur të lënë një varg karrocash në stacion për familjet refugjate që vijnë nga Ukraina. Pothuajse një milion qytetarë janë larguar nga Ukraina që nga fillimi i pushtimit rus për t’u nisur drejt Polonisë fqinje, duke u përballur me kilometra rrugë, radhë të gjata dhe frikën se nuk mund të arrijnë në kufi, ndërkohë që goditjet ruse vazhdojnë të bien.
Në këtë skenar i trishtë, me familjet e detyruara të largohen nga shtëpitë e tyre brenda një kohe të shkurtër, duke marrë vetëm gjërat thelbësore, nënat polake kanë menduar një mënyrë për të ndihmuar gratë ukrainase dhe fëmijët e tyre: një karrocë fëmijësh plot shpresë.
Shkrepja u postua në mediat sociale nga Julia Musakovska, poete dhe menaxhere ukrainase, e cila shkroi në profilin e saj në Facebook: “Nënat polake kanë lënë karrocat e tyre në stacion për nënat ukrainase që mund të kenë nevojë për to kur të mbërrijnë në Poloni me fëmijët e tyre”.