Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Rrëfimi i gruas nga Shkodra: Si ma mori shoqja burrin, por unë ende mbaj vjehrrin dhe vjehrren e sëmurë

Një grua na ka rrëfyer historinë e trishtë të jetës së saj, përmes një letre dërguar në një faqe në Facebook. Paçka tradhëtisë së të shoqit me mikeshën e saj më të mirë, ajo sërish nuk braktisi familjen.

“Ka dhimbje edhe dhimbje. Por njeriu qenka i fortë. Jam një zonjë 43 vjeçe.

Më kanë martu me shkuesi që kur isha 17 vjeçe. Burrin e kam dashur dhe e dua. Nuk di nëse mka dashur, por them që kemi kaluar mirë deri para 4 vitesh. Kohë kur nisa punë në një fabrikë këpucësh, pas shumë vitesh shtëpiake sepse burrin nga Bushati e kam xheloz.

Por kur prindërit e tij të dy u sëmurën, u detyrova me u fut dhe unë në punë. Fëmijë nuk kemi, ai ka probleme dhe unë e mbajta se e doja. Kur punoja në fabrikën e këpucëve njoha një shoqe dhe u lidhëm shumë bashkë.

Ajo ishte ndarë nga burri e duke ken se jetote vetëm në Shkodër më vinte shpesh në shtëpi e pinim kafe me vjehrren. Burri e përcjellte kur hante darke tek ne se na vinte keq me e nxjerr me barkun bosh. Pas disa kohësh shoqëri, s’kisha kuptu gjallë gja me dek, vjen burri e më thot ka ra në dashuri me të e duan të ikin në gjermani. E merrni me mend ça përjetova. Kjaj unë, kjaj baba e nana, prindërit e tij. Nuk u luta as nuk shava.

Sdi ku ma dha zoti forcën i thashë vetëm: Ju raftë haku jem ishalla. Prej asaj dite janë bashkë, ajo pret një fëmijë. Un jetoj me vjehrrin e vjehrren kujdesem për ta. Ata janë familja jeme dhe nuk pranojnë ma nuse tjetër. Djalin i them mos më e hedh poshtë, por ata thonë që mkan veç mu vajzë.

Unë sa t’kem frymë do kujdesem për ta se jam rrit në shpinë e tyre e nana e baba smë jan aq krah. As e baj për shpi, as për asnjë gja. Djali i tyne i bani hasha për një femër, por unë skam për ti braktis edhe pse kam pas raste me u sistemu”, shkruan ajo.