Turizmi në Shqipëri mbahet nga të huajt. Dhe padyshim që kushdo që shkon në një vend si Shqipëria, apo kudo tjetër, përveç kërkimit të informacionit mbi vendin, zgjedh edhe një hotel të përshtatshëm për të fjetur sipas buxhetit.
Reviews e të huajve nën hotelet shqiptare janë po aq komike aq sa edhe informacion-dhënëse përsa i përket nivelit në të cilin renditet një hotel pavarësisht yjeve që ka. Një review i keq nga turistët e huaj, të prish të gjithë imazhin e të fu ndos klientelën, pasi kjo është gjëja e parë që sheh dikush kur mendon të zgjedhë se ku do i shpenzojë ditët e pushimit.