Një nënë e re e cila humbi 18 kg për 3 muaj tregon dietën e saj si edhe ushtrimet që ajo ka bërë.

Tashmë 42 vjecarja ka bërë publike historinë e saj dhe ka treguar të gjithë rrugëtimin që ka ndjekur.

Në muajin korrik ajo ka treguar për ndjekësit e saj në rrjete e saj sociale peshën e vet aktuale. Pra nga 107 kg që ishte para 12 javësh tani ajo vazhdon të heqi kilet e tepërta dhe po peshon 82 kg.

Madje po të llogarisim që nga fillimi i këtij viti ajo thotë se tani peshon 20 kilogram më pak.

Si fillim ajo thotë se ecën rreth 20 mijë hapa në ditët sportive dhe jo më pak se 10 mije hapa bën cdo ditë.
Zakonisht vakti saj kryesor përmban sallatë, perime të zgarës e pak oriz integral. Dreka më e shpejtë do të ishte një simite integrale e mbushur me gjize , sallatë dhe omletë. Ndërsa për mëngjes gjithmonë gatuan ose vezë dhe salmon të tymosur ose tërshërë me banane dhe gjalp kikiriku. Sa për mesvakt përdor mollë, ndonjë copëz cokollatë të zezë ose ca ullinj e djath.

Ashtu sic edhe ajo vetë e shpjegon në një video të veçantë, se si arriti të humbasë peshën pasi ‘shumë mesazheve’ nga njerëzit që pyesnin dhe kur e pyesnin ‘si’, ajo thotë: “Ndryshimi i dietës dhe ushtrimet fizike, janë gjithçka që kam bërë dhe bëj.”

Laura shtoi: “Këshillat e mia do të ishin të ndryshoni dietën tuaj që të keni një deficit kalorish dhe të ushtroheni nëse keni mundësi, por mund të humbni peshë edhe pa shkuar në palestër. Nuk duhet ta privoni veten nga ushqimi, por humbja e peshës është kryesisht vetëm dieta juaj”.