Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Një person tenton të hap derën e avionit në ajër, shtangen pasagjerët (Video)

Një ngjarje e aspak e zakontë ka ndodhur në një avion të kompanisë “Delta”, ku pasagjerët janë shtangur, gjatë udhëtimit të tyre nga Los Angeles drejt Atlantas në SHBA.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se njëri prej pasagjerëve ka tentuar të hapë derën e avionit në ajër.

Siç shihet në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet se fillimisht ai u kërkoi pasagjerëve të tjerë të ulen dhe të vendosin maskat e oksigjenit, ndërsa më pas shkoi te dera e avionit për ta hapur.

Ka qenë ekuipazhi i avionit, që u kërkoi ndihmën e pasagjerëve që të mos e lejonin qytetarin ta hapte derën. Personi që donte të hapte derën është penguar nga pasagjerët e tjerë dhe fluturimi vijoi normalisht.

Pamjet janë publikuar nga një pasagjere dhe janë shpërndarë në rrjetet sociale.