Një tërmet i fortë është ndjerë para pak minutash në jug të vendit. Ai kishte magnitudë 4.1 ballë të shkallës Rihter.
Tërmeti u lokalizua 14 km në veri të Filiates, 157 km në afërsi të Elbasanit.
Tërmeti ishte në thellësi 18 km dhe kishte intensitetin makrosizmik 3 ballë të shkallës Merkel.
Sikurse raportohet paraprakisht, tërmeti është ndjerë fuqishëm në të gjithë jugun e më shumë në Sarandë dhe Delvinë.
Nuk ka raportime për dëme materiale.