Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Nje tjeter shtet i bashkohet Rusise, dërgon trupat ushtarake brenda ne Ukrainë

Bjellorusia del kunder Ukrainës duke u bashkuar me Rusinë për t’u bërë vendi i dytë që i sulmon ata, ka thënë qeveria ukrainase. Përmes një postimi në Twitter, llogaria zyrtare e Parlamentit ukrainas pretendon se trupat bjelloruse “kanë hyrë” në rajonin e Chernihiv, në Ukrainën veriore.

Kjo u mbështet nga ministri letonez i Mbrojtjes, Dr Atis Pabriks, i cili tha se trupat bjelloruse kishin kaluar kufirin në Ukrainë. “Kjo në thelb do të thotë se ne kemi dy agresivë në këtë moment, zyrtarisht”, u shpreh ai, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Kjo deklaratë vjen vetëm disa orë pasi presidenti bjellorus dhe mbështetësi i Putinit, Aleksandr Lukashenko pretendoi se nuk kishte plane t’i bashkohej luftës së Putinit. Ai u citua të martën duke mohuar se trupat ruse po sulmonin Ukrainën nga territori bjellorus.

Kjo do të thotë se trupat e Lukashenkos i janë bashkuar konfliktit në ditën e gjashtë të pushtimit, ndërsa Rusia vazhdon të ecë përpara në përpjekje për të marrë qytetet kryesore të Ukrainës. Sipas raporteve lokale, një kolonë prej 33 tankesh kaloi pranë banorëve të Slabyn, Pakul dhe Mykhailo-Kotsyubynsky në orën 11:30 me kohën lokale.

Më parë, një zyrtar amerikan kishte thënë se Bjellorusia mund të dërgonte trupa për të mbështetur Rusinë. Për më tepër, Lukashenko vetë ka thënë se po dërgon më shumë forca në kufirin me Ukrainën.

Agjencia shtetërore e lajmeve Belta e citoi atë të thoshte: “Ato janë grupe të trajnuara mirë të vendosjes së shpejtë, të cilat janë të gatshme të ndalojnë çdo provokim dhe çdo veprim ushtarak kundër Bjellorusisë.”