Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Një truk shumë i thjeshtë për të larguar mizat dhe për t’i dëbuar nga shtëpia juaj

Mizat e frutave janë shumë insekte të bezdisshme, pasi madhësia e tyre e vogël mund ta bëjë të vështirë largimin e tyre me spërkatës mizash dhe shpesh nuk e di se i ke në shtëpinë tënde derisa të kesh parë shumë. Por fatmirësisht, ka mënyra se si mund të shpëtoni prej tyre pa shpenzuar shumë para, transmeton Express.co.uk .

Një mjet i thjeshtë që mund të përdorni për të dëbur mizat e frutave është të krijoni një përzierje duke kombinuar pak detergjent larës, ujë dhe uthullën – pasi kjo “mbyt” mizat dhe i largon, duke penguar mizat e tjera të hyjnë në shtëpi.

Gjithcka nisi ë një faqe me këshilla pastrimi në Facebook, ku një person fillimisht pyeti: “A i urren dikush tjetër mizat e frutave? Unë kam provuar uthullën e kuqe, por duket se inkurajoi më shumë. NDIHMË”.

Një komentues shkroi aty : “Unë përdor paklëng larës, pak ujë dhe pak uthull musht në një shishe . Është e mahnitshme se sa shumë ngordhën nga këto insekte të vogla.”

Ndërsa një person tjetër shkroi: “Vendosni uthull, sapun enësh dhe ujë në një filxhan dhe lëreni filxhanin të hapur të mbushur deri në majë. Ato do tërhiqen nga aroma e do të zhyten aty duke mos dalur më.”

Komentues të tjerë në postim sugjeruan të vendosni hudhër në tasin tuaj të frutave për të penguar mizat të zbresin mbi mollët dhe portokajt tuaja.