Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Njoftim! Qytetarët që do udhëtojnë ne Rinas duhet të plotësojnë këto kushte

Një njoftim i rëndësishëm ëshë bërë me dije nga kompania e fluturimeve “Air Albania” në lidhje me kushtet që duhet të plotësojnë qytetarët që do të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Turqisë dhe anasjelltas. Në një njoftim të bërë publik në rrjetin social “Facebook” bëhet me dije se duke filluar nga data 31 maj pra dita e djeshme, nuk duhet të kryejnë test PCR të gjithë ata pasagjerë që vërtetojnë se janë vaksinuar 14 ditë para hyrjes në Turqi, dhe ata pasagjerë që vërtetojnë me anë të një dokumenti se e kanë kaluar Covidin në 6 muajt e fundit.

Më tej thuhet se ata pasagjerë që nuk janë vaksinuar ose nuk e kanë kaluar Covidin në 6 muajt e fundit, duhet të kenë kryer testin PCR 72 orë para nisjes ose testin e shpejtë antigjen 48 0rë përpara fluturimit.