Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

“Nuk e dija që nuk lejoheshin”/ Kapet me 12 mijë euro në Rinas, 20-vjeçarja: Do bëja..

Një 20- vjeçare u kap nga policia kufitare e Rinasit, pasi i janë gjetur me vete një shumë parash prej 12 mijë eurosh.

Ajo është proceduar penalisht për “Mosdeklarim i vlerave monetare në kufi”.

Mësohet se gjatë marrjes në pyetje, pasi i janë zbuluar paratë që kishte me vete, vajza ka deklaruar se nuk kishte dijeni se sa ishte shuma që lejohej pa e deklaruar.

Ja dhe njoftimi i policisë:

Policia Kufitare e Rinasit parandalon një tjetër rast të transfertës së parave jashtë shtetit, në mënyrë të kundërligjshme. Sekuestrohen 12450 euro, procedohet penalisht një 20-vjeçare”, thuhej në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar, shtetases I. K., banuese në Tiranë, iu gjetën në çantë 12450 euro, të padeklaruara në doganë. Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga specialistët e Policisë Kufitare në Rinas, materialet në ngarkim të kësaj shtetaseje i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarim i vlerave monetare në kufi”.

Ndaj nese keni shuma te medha eurosh mos i sillni te gjitha pernjeheresh por me shuma me te vogla