Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Nuk e fitoi dot Eurovizionin, reagon për herë të parë Anxhela Peristeri: Më falni që nuk kam mundur t’u

Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizion Anxhela Peristeri ka reaguar për herë të parë pasi u rendit në vendin e 21-të në finalen e këtij kompeticioni që u fitua nga Italia.

Në postimin e saj Anxhela falenderon të gjithë shqiptarët për mbështetjen që i kanë dhënë, dhe thotë se pavarësisht rezultatit do ta bënte këtë eksperiencë nga e para, pavarësisht rezultatit të votimit.

Ajo shprehet se nuk është e mërzitur, pasi i njeh aftësitë e saj, dhe e ka shijuar të gjithë eksperiencën.

Postimi i plotë: Ju falenderoj nga thellesia e zemres per cdo mesazh qe me keni derguar dhe per cdo cent qe keni harxhuar per te votuar Shqiperine ne Eurovizion! Ju jam shume mirenjohese dhe sinqerisht eshte ndjesia me e bukur qe kam perjetuar gjate gjithe karrieres sime! Ishte nje super eksperience qe do e ribeja padiskutim shuuumeee here dhe do me mungoje shume kjo ndjesi dhe ajo skene! Ju dua shume !

(Inboxi im eshte plot dhe te me falni qe nuk kam mundur tju kthej pergjigje te gjitheve) Per te gjithe ju qe me shkruani te mos merzitem se eshte cdo gje politike ju siguroj qe nuk jam merzitur fare! E shijova shume naten e mbremshme dhe rezultati nuk eshte se me ndikoi. Une e di se kush jam, me cfare po paraqitem dhe cfare meritoj dhe ate qe me shume doja e mora pa kursim! Dashurine tuaj. Ju falenderoj qe ishit krenare per mua.