Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Del e verteta/“Nuk erdhi nga dushi” Ekspertët nga Tirana tregojne shkakun pse humben jeten nëna dhe dy vajzat: Defekti i..

Një ngjarje ndodhi para dy ditësh në qytetin e Pukës ku humbën jetën Prena Kola 43 vjeçe, nëna e dy vajzave, Sidorela Kola 19 vjeçe dhe Ermira Kola 16 vjeçe.

Një grup ekspertësh nga Tirana kanë dalë në përfundimin se nëna me dy vajzat humbën jetën për shkak të një defekti në lavatriçe.

Sipas raportit mësohet se energjia elektrike u përcoll nga defekti i lavatrices duke lënë kështu të pajete nënën me dy vajzat.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi të shtunën ku njëra nga vajzat e familjes ka qenë duke bërë dush dhe ka rënë në kontakt me korrentin.

Motra e saj ka vrapuar menjëherë drejt tualetit për ta ndihmuar por dhe vetë ka rënë në kontakt me energjinë elektrike, sapo ka prekur dorezën e derës. Nëna e dy vajzave e tmerruar nga ngjarja, ka shkuar t’i shpëtonte ato, por fatkeqësisht ka humbur edhe ajo jeten.