Ajo ishte shumë e dhënë pas ëmbëlsirave. Por vendosi që të hiqte dorë nga sheqeri. Carolyn Hartz sot është 75 vjeç dhe jeton në Perth të Australisë. Nëna e 3 fëmijëve ka zbuluar një sekret të sajin për “Daily Mail Femail”.
Prej 28 vitesh nuk konsumon sheqer, si dhe ushqime me gluten.
“Shumë gra mbi të 50-at mendojnë se thjesht nuk është e mundur të ruash linjat pas kësaj moshe.
Kam folur madje edhe me gra mbi 40 vjeç, të cilat kanë pasur fëmijë, që kanë frikë se nuk do ta rifitojnë më formën e mëparshme fizike”, – tha Hartz, autore e librit “Ëmbëlsira pa sheqer”. Ajo ka një këshillë për të gjitha femrat që duan të qëndrojnë në formë, pa shkuar në palestër: “kujdes çfarë ha dhe jepu këmbëve”.
Edhe në Australi obeziteti ka arritur në shifra shumë të larta, ndaj ajo rekomandon që në vend të sheqerit të përdorni ‘Xylitol’. Carolyn nuk është për dieta drastike, por thjesht për të ushqyerin e shëndetshëm dhe këmbëngul sidomos të bëhet kujdes e të mos teprohet me sasinë.