Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Nuk i besojne syve ku ekipi emergjences gjen kasaforten e bankes nen rrenoja ne Turqi

Grupet e kërkim-shpëtimit kanë gjetur nën rrënojat e tërmetit një sasi të madhe parash të një banke në kasafortë dhe paratë e një ATM-je në Kahramanmaraş, një nga rajonet më të goditura nga tërmetet e 6 shkurtit.

Menjëherë pas zbulimit, grupet e kërkim-shpëtimit kanë njoftuar policinë dhe i kanë dorëzuar shumën e madhe të parave.

Nën gërmadhat e godinave, përveç punonjësve të grupeve të kërkim-shpëtimit, janë parë hajdutë që gërmonin për sende me vlerë, pavarësisht ruajtjes nga autoritetet. Ndërkohë që personat kapen dhe arrestohen brenda një kohe të shkurtër, grupet e kërkim-shpëtimit ua dorëzojnë forcave të sigurisë paratë dhe bizhuteritë që njerëzit mbanin në shtëpitë e tyre.

Sipas mediave turke, nën rrënoja janë gjetur qindra kasaforta dhe shumë sende me vlerë e bizhuteri të shtrenjta. Për të shmangur abuzimet, autoritetet po regjistrojnë çdo objekt të gjetur, ndërkohë që të gjithë njerëzit që pretendojnë se kanë humbur sende me vlerë nën rrënoja, duhet të bëjnë kallëzim në polici.

Më pas nis procesi i verifikimit dhe nëse, sipas një procedure ligjore, të gjitha paratë, byzylykët, vathët dhe xhevahiret e çmuara që nxirren nga rrënojat nuk merren nga pronarët brenda një viti, ato transferohen në thesarin e shtetit.