Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

Nuk i çoi dot nënës as rrogën e parë! Shqiptarët bëjnë gjestin e veçantë, mbledhin para për të vëllanë e 20-vjeçarit që humbi jeten në Velipojë

Një mesazh i vecante vjen ne nje moment kritik per vendin tone.

Faqja funderorbit.org është hapur që ditën e djeshme dhe aty kanë mundësinë të gjithë shqiptarët anëembanë botës për të mbledhur para për të ndihmuar familjen e 20-vjeçarit, i cili nuk arriti të dërgonte as rrogën e parë në shtëpi. Për të dhuruar, klikoni këtu.

“Të ndihmojmë nënën dhe vëllain e vogël të të ndjerit Myzerim Zeneli, i cili humbi jeten ne Velipojë. Myzerimi i mbetur jetim heret nga babai, u punësua si kamarier pranë Hotelit të Gocajve për të siguruar jetesën për të dhe familjen e tij në gjendje të vështirë financiare.

Por 20-vjeçari, nuk çoi dot as rrogën e parë në shtëpi dhe nëna e përcolli me pishmanin e një prindi që nuk i siguroi dot djalit thuajse asgjë në jetë.

Të gjithë së bashku të sigurojmë një jetesë normale për vëllain e vogël, të rritet e shkollohet me mundësi për jetën, e drejtë që Myzerimit iu nda në ditën e parë korbzezë të asaj pune.

Të gjithë së bashku dhurojmë për amanetin e Myzerimit. Për të ishte dita e parë e punës në hotelin e Gocajve por dhe e fundit e jetës së tij.

Myzerim Zeneli humbi jetën pas përplasjes mes pronarëve Ferracaku dhe Gocaj në Velipojë. 20-vjeçari kishte vetëm një ditë që kishte shkuar të punonte si kamerier në hotelin e “Gocaj”, por rezultoi që dita e parë e punës, të ishte dita e fundit e jetës së tij.