Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.

‘Nuk ishte e thjeshtë’, Sidrit Bejleri tregon momentet e ardhjes në jetë të vajzës

Këngëtari shumë i dashur për publikun, Sidrit Bejleri u bë dje baba i një vajze. Lajmin e bukur e bëri të ditur vetë Sidriti duke postuar një foto ku shfaqej dora e vogëlushes.

“Sot u pasuruam me një dhuratë tjetër të paçmuar nga Krijuesi. Mirëseerdhe mes nesh zemra jonë më e vogël! Falenderimet për Zotin e Gjithësisë”, shkruante Sidriti.

Gjatë emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”, Sidrit tregoi emocionet e ardhjes në jetë të vogëlushes.

“Merita më e madhe përsakrificen që bën për lindjen dhe rritjen e fëmijës i takon nënës. Desh Zoti shkoi gjithçka mbarë pavarësisht se ishte hera e katërt me ndërhyrje. Nuk është diçka e thjeshtë. Nëna dhe vajza gëzojnë shëndet të plotë. Desh i madhi Zot na nderoi. Fëmijët janë në qiellin e shtatë. Kontakti i parë ishte një varje nofulle, sepse nuk e imagjinonin që do ishte aq i vogël bebi”, tregoi Sidriti.

I pyetur se kujt i ngjan vogëlushja Sidriti u përgjigj: “Stafi tek spitali thanë që më ngjan mua. Shoqet e nuses thanë asaj. Megjithatë e rëndësishme është të jetë e shëndetshme”.